Telegrafi

Kriza greke, do të tkurren kreditë dhe investimet

Në kohën kur në arenën e BE-së po lëkundet ndjeshëm statusi i Greqisë si anëtar nuk mbetet gjë tjetër përveçse vlerësimit që do të ketë recensioni i fqinjit mbi ekonomitë e shteteve ballkanike.

Në një shkrim të sajtit ispnews.com vihet në dukje fakti që kriza greke do të prekë gjerësisht Ballkanin.

"Nën presionin e tregut ndërkombëtar dhe të partnerëve të tij evropianë për të ulur deficitin e Greqisë Partia Socialiste Panhelenike në Qeveri paralajmëroi rritje të taksave dhe një shkurtim 30% të dy rrogave "bonus" që aplikon ky vend për punonjësit civilë (në Greqi ekziston një rrogë e 13-të dhe një e 14-të).

Gjithsesi edhe nga shkurtimi që ju bë rrogave të punonjësve publik bashkë me rritjen 2% të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar pritet që të rezultojë një ulje e konsumit që do të shoqërohet me një recension më të rëndë për të gjithë grekët.

"Kjo gjithashtu do të thotë një kalim të recensionit nga Greqia në ekonomitë fqinje", shkruan IPS. Fqinji ynë ka qenë në qendër të zhvillimeve financiare gjatë pesë muajve të fundit pas krijimit të qeverisë së re e cila pranoi se borxhi i saj publik ishte 12.7% në vend të 3.3% dhe se këto borxhe ishin krijuar nga administrimi i mëparshëm.

Kjo bëri që institucione si Fich, Standart and Poors dhe Moodys të nënvleftësonin statusin e kreditorit në tregun ndërkombëtar, duke hapur kështu rrugën e përfitimit përmes shitjes së borxhit.

Kur kriza shfaqi një kërcënim për bashkimin monetar evropian, Brukseli ndërhyri duke i kërkuar vendit që të adoptonte një program për të marrë veten nga shoku ekonomik.

Më shumë se gjysmë milion shqiptarë jetojnë në Greqi dhe kriza ekonomike duket se do të sjellë pasojat e saj edhe mbi këtë kategori. Shteti fqinj jo vetëm që është investitori më i madh në Ballkan, por gjithashtu një vend rezident që i ofron punë qindra mijëra emigrantëve ekonomikë të rajonit.

Në shkrimin e IPS theksohet se elitat politike të Ballkanit Jugor janë të shqetësuara për impaktin e krizës ekonomike greke në vendet e tjera të rajonit. Vendi ynë ka një diasporë që në shifra i kalon dhjetëra mijë në Greqi e cila i dërgon lekët në "shtëpi" ndërkohë që edhe sektori bankar grek është i përhapur në vendet fqinje përfshirë këtu Shqipërinë.

Remitancat nga Greqia drejt Ballkanit padyshim që shkojnë disa milion dollarë çdo vit, duke siguruar kështu jetesën për një sërë familjesh. Përfituesit më të mëdhenj ndër vite kanë qenë Shqipëria dhe Bullgaria. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se nga gjysma e dekadës së fundit dy vendet merrnin respektivisht çdo vit nga remitancat 778 milionë dollarë Shqipëria dhe 400 milionë dollarë Bullgaria.