Telegrafi

Kriza greke, bien shitja e apartamenteve në Gjirokastër

Janë më shumë se 200 apartamente të përfunduara dhe të pashitura gjë që ka bllokuar edhe investime të tjera të ndërtuesve për shkak të bllokimit të likujditetit, si edhe ka zvogëluar fuqinë punëtore.

“Nga ulja e kërkesës për apartamente dhe njësi shërbimi në qytetin e Gjirokastrës mund të jenë rreth 200 apartamente që presin blerësit e rradhës. Shkak është ulja e fuqisë blerëse dhe rritja e kostos së ndërtimit. Më shumë presim të blejnë emigrantët të cilët kthehen në Shqipëri”, tha Meleq Karabina, specialist ndërtimi.

Në kushtet e ndikimit të krizës greke në jug, një pjesë e ndërtuesve po i zhvendosin kapitalet e tyre në qytete të tjera të vendit, kryesisht në Tiranë, raportoi AS./Telegrafi/