Llambat e kuqe në dyert e shtëpive publike në kufi me Gjermaninë dhe Austrinë, numri më i madh i klientëve tek të cilat vijnë pikërisht nga këto dy shtete, janë duke u shuar njëra pas tjetrës. Në rajonin Zelezna Ruda janë mbyllur madje gjysma e klubeve erotike dhe shtëpive publike.
"Një gjerman duhet të mendoj mirë para se të niset të kalojë kufirin në kërkim të seksit", kanë thënë për një gazetë lokale kryetarët e qyteteve në këtë rajon kufitar të Çekisë.