int(1) “Kriza globale” FMN: Recesioni i gjatë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

“Kriza globale” FMN: Recesioni i gjatë

"Përkimi i një krize financiare me një recesion botëror ka të ngjarë të sjellë një rënie të madhe të prodhimit me një kohëzgjatje të pazakontë", shkruan FMN-ja në raportin e saj "Perspektivat për ekonominë botërore".

Për të dalë në këtë konkluzion, ekonomistët e FMN bazohen në disa krahasime me kriza të mëparshme që kanë ndodhur në botë, ndërkohë që hezitojnë të përcaktojnë një datë nga e cila do të nisë rimëkëmbja e ekonomisë botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi gjithashtu se "tërheqja e flukseve të kapitaleve drejt vendeve në zhvillim rrezikon të vazhdojë pas krizës aktuale.

Rreziku është mjaft i lartë për Evropën Lindore, ku problemet e bankave të Evropës Perëndimore, që mbizotërojnë peizazhin bankar lokal, paraqesin një kërcënim të madh për sektorin financiar dhe për ekonominë” thuhet në raportin e FMN. /atsh/

Exit mobile version