Telegrafi

Kriza globale, FMN: Masat nuk mjaftojnë

Sipas FMN-së, do të duhet që qeveritë të shpenzojnë më shumë për të stimuluar rritjen e ekonomisë botërore. Parashikimet e FMN-së për rritjen ekonomike për vitin 2009 janë mjaft pesimiste.

“Jam i shqetësuar për faktin se parashikimet tona janë mjaft të zymta dhe kam frikë se do të përkeqësohen nëse masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme”, ka deklaruar Shtraus Kan, lider i FMN-së.

Sipas Kan, do të duhet të shpenzohen rreth 1.2 trilionë dollarë për të stimuluar ekonominë, shifër kjo ekuivalente me 2% të GDP-së globale.