Përfitimi i bankave, rritja e kredive te ndërmarrjet, respektivisht te amvisëritë dhe rritja e prodhimit bruto të brendshëm, kontrobojnë në uljen e kredive jofunksionale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha në shpalosjen e rezultateve të hulumtimit me temë ”Përcaktuesit e strukturës së kapitalit të sektorit të korporatave: rasti i ekonomisë maqedonase me panel të dhënash”, me autore, Biljana Jovanoviq, në kuadër të Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore.
Hulumtimi thotë se inflacioni shkakton ulje të kredive jofunksionale, por vetëm në rastet e amvisërive, kurse faktor i rritjes së kredive të këtilla është kriza globale financiare.
Autorja konkludon se pushteti monetar, në cilësinë e rregullatorit, ka rol të madh në menaxhimin përmes sigurimit të sistemit bankar stabil dhe drejtimin e bankave kah administrimi më i mirë i riskut.