Telegrafi

Kriza globale financiare, pritet thellim i varfërisë

Sipas Luka Barbone, drejtor i degës “Ulje e nivelit të varfërisë dhe administrim ekonomik” në regjionin e Evropës dhe të Azisë Qendrore pranë Bankës Botërore, pritet thellim i varfërisë. Tri janë mesazhet kryesore të raportit:

“Mesazhi i parë është se regjioni i Evropës dhe i Azisë Qendrore, sipas Bankës Botërore, dhe sidomos Evropa Lindore – nga Polonia deri në Rusi – është regjioni më i prekur nga kriza.

Kriza ndikon mbi njerëzit e zakonshëm dhe të ardhurat e tyre dhe niveli i varfërisë do të rritet. Ka dhe akoma një aspekt të krizës, i cili i përket Bullgarisë dhe sidomos vendeve të tjera në regjion.

Bëhet fjalë për kreditë bankare, të cilat për shkak të recesionit nuk do të mund të shërbehen dhe disa njerëz mund të gjenden në një situatë shumë të rëndë. Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i cili i përket Bullgarisë, është se kriza ndikon mbi shtetet, në të cilat janë arritur të ardhura të nivelit të mesëm, ose pak mbi atë të mesëm. Kriza nuk u përket vendeve të varfra.”