Telegrafi

Kriza financiare, Suedia reagon me 2 miliardë euro

Qeveria e Stokholmit ka prezantuar një paketë ndihmash për një periudhë afatgjate për tregun e punës dhe investimet në infrastrukturë.

Në kuadër të këtij projekti, qeveria suedeze do hedhë në treg rreth 23 miliardë korona ose 2 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme. Për buxhetin e vitit 2009 është parashikuar një shtesë prej 8.3 miliardë koronash, duke e rritur preventivin e shpenzimeve në 32 miliardë, ose 1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për sa i përket vendeve të tjera nordike si, Norvegjia apo Finlanda, ende nuk janë njoftuar masa për të parandaluar një rrezik të mundshëm të prekjes nga kriza globale financiare.