Telegrafi

Kriza financiare nuk ndikon në çmimet e banesave në Prishtinë

Sipas gazetës Kosova Sot, mesatarja e çmimeve sillet rreth 1 mijë euro për metër katror në lagjen Ulpiana, ndërsa në lagjen Gizi ato sillen rreth 1500 euro për metër katror.

Të njëjtat çmime janë edhe në qendër të Prishtinës, ndërsa më lirë janë në lagjet Bregu i Diellit dhe në lagjen Lakrishte.

Zonat më të lira mbeten rruga për në Fushë Kosovë, ku çmimet sillen mesatarisht rreth 550 euro për metër katëror.