Telegrafi

Kriza financiare në Evropë do të kalojë në energjetike

Zvogëlimi i investimeve në energjetikën tradicionale dhe alternative për shkak të krizës do të rezultojë me plakjen e elektrocentraleve evropiane dhe shtrenjtim të madh të rrymës, bëhet e ditur në hulumtimin e kompanisë konsultante "A.T. Kearney".

"Pas daljes së ekonomisë botërore nga recesioni çmimet e rrymës në Evropë do të rriten për mbi 50 %, parashikojnë ekspertët. Elektrocentralet evropiane janë shumë të vjetra dhe në vitet e afërta janë të domosdoshme investime të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të analistëve të "A.T. Kearney", për rindërtimin e elektrocentraleve janë të domosdoshme investime vjetore prej së paku 30-35 miliardë euro, përderisa në vitin 2009 dhe vitin e ardhshëm kompanitë mendojnë të investojnë rreth 10 miliardë më pak.

Në raportin paralajmërohet edhe zvogëlimi i investimeve në burime alternative të energjisë, e cila shtrenjtohet, për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale për sigurimin e veprimtarisë së kompanive, për shkak të cilës arsye investimet në këtë sektor janë jotërheqëse.