Telegrafi

Kriza financiare godet banka të tjera në SHBA dhe Evropë

Zyrtarët amerikanë ndihmuan sot për të shpëtuar një nga bankat më të mëdha të vendit, duke thënë se falimentimi i saj do të kishte pasoja serioze mbi ekonominë.

Agjencia Federale për Sigurimin e Depozitave, FDIC, tha se banka në fjalë, Wachovia Corporation ka pësuar humbje të ndjeshme në kreditë e dhëna prej saj që kapin 312 miliard dollarë. Në bazë të marrëveshjes të realizuar me ndërhyrjen e agjencisë FDIC, grupi financiar Citigroup do të marrë nën kontroll llogaritë e Wachovia-s dhe do të absorbojë borxhin e saj prej miliarda dollarësh.