Telegrafi

Kriza financiare globale, ndikon edhe tek çmimet Nobel

Oslo, 7 dhjetor – Çmimet e famshme Nobel mund të varfërohen, si pasojë e efekteve të krizës financiare. Fondacioni, që jep çmimet prestigjoze, mund të detyrohet që të zvogëlojë shpërblimin financiar për fituesit, për të kursyer fonde.

Këtë paralajmërim ka bërë drejtori i fondacionit Nobel, Mikael Solman, që saktësoi se për këtë vit, çdo fitues do të marrë rreth 1 milionë euro, siç është tradita. Solman bëri të ditur, se këto dy vjet, fondacioni ka humbur një të pestën e fondeve të investuara.