Telegrafi

Kriza financiare, Gjermania ndan 480 miliardë euro

Qeveria do të ndihmojë rimëkëmbjen e bankave dhe të sektorit të goditur të financave me paratë e taksave.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme kabineti qeveritar vendosi të japë garanci shtetërore dhe mbështeje direkte financiare në vlerën e 480 miliardë eurove.

Paketa e shpëtimit është pjesë e aksioneve ndërkombëtare të aprovuara kundër krizës botërore financiare.

Kjo është ndërhyrja më e madhe financiare e një qeverie gjermane qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja Angela Merkel i cilësoi këto si masa vendimtare.

"Këto masa kanë për qëllim të ndihmojnë në krijimin e një besimi të ri: Besim mes bankave, ekonomisë dhe qytetarëve. Besimi ka po aq vlerë sa edhe monedha, me të cilën paguhet."