Telegrafi

Kriza financiare, Beqaj niset drejt Budapestit

Organizator i Forumit është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndërsa në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të regjionit.

Forumi do tu kushtohet zhvillimeve të fundit politike dhe ndikimeve të tyre në Ballkanin Perëndimor si dhe çështjet të cilat kanë të bëjnë me ndikimin e krizës ekonomike ndërkombëtare dhe masat që do ti ndërmarrin qeveritë e vendeve të rajonit për zvogëlimin e efekteve të krizës ekonomike ndërkombëtare. /Telegrafi/