Telegrafi

Kriza financiare: Ban Ki Moon,i shqetësuar për vendet varfra

Ban Ki Moon ka mbështetur nismat e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndërmarrë masa, duke theksuar se do të formohet një fond për ndihmuar rikapitalizimin e bankave në vendet në zhvillim, të cilat mund të përfshihen nga kriza financiare, por shtoi se "duhet të bëhet më shumë".

"Kombet e Bashkuara duhet të shohin ndërmarrjen e veprimeve shumëpalëshe për lehtësimin e ndikimit të ngjarjeve të parakohshme, të shqyrtojmë një spektër çështjesh si arritja e qëllimeve shekullore të OKB-së, kriza ushqimore, energjetike dhe ngrohja globale", shtoi Ban Ki-Moon.