Telegrafi

Kriza financiare akoma do të përhapet

Xhijabao deklaroi se krizat financiare si kjo e tanishmja rrallë paraqiten në periudhë prej njëqind vjetësh dhe se masat të cilat tashmë i ka ndërmarrë Qeveria kineze, për tejkalimin e vështirësive ekonomike, i kanë dhënë rezultatet e para fillestare.

"Masat të cilat i ka përgatitur Qeveria në fillim me sukses kanë vepruar", precizoi ai, duke e komentuar mënyrën në të cilën vendi i tij u përpoq të luftojë me pasojat e krizës ekonomike dhe financiare.

Qeveria kineze në fillim të nëntorit aprovoi pako stmiluese prej 585 miliardë dollarësh për nxitjen e rritjes së ekonomisë vendore, ndërsa para se gjithash të shpëtimit të industrisë pëe tekstil dhe çelik, të cilat më së shumti janë goditur nga rënia e madhe e porosive të jashtme.

Kina në periudhën prej fillimit të kësaj dekade, e deri në mes të vitit të kaluar vazhdimisht kishte shkallë dyshifrore të rritjes ekonomike, por ekspansioni ekonomik në tremujorëshin e fundit është zvogëluar për 5,5 për qind, llogaritur sipas bazës vjetore.