Telegrafi

Kriza Financiare, Abramovich përjashton të punësuar në Chelsea

"Duke marrë parasysh krizën financiare, Abramovichi na luti që dukshëm t`i reduktojmë shpenzimet", deklaroi shefi i departamentit për zgjedhjen e lojtarëve, Frenk Arnesen.

Pasaniku rus tashmë përjashtoi 25 njerëz, puna e të cilëve ka qenë të kërkojnë lojtarë për Chelesan.

Abramovichi, pasi në vitin 2003 bleu klubin futbollistik, arriti të mbulojë shpenzime të mëdha të klubit, por shpenzoi edhe një shumë të konsiderueshme të parave për lojtarë të rinj dhe për zhvillim të infrastrukturës së klubit.

Chelsea" tani për tani nuk i sjell fitim pronarit, por mediumet britanike konsiderojnë se klubi për Abramovichin paraqet hobi, e jo "investim të kapitalit për shkak të fitimit".