Telegrafi

Kriza financiar, Qeveria e Japonisë ndan edhe 54 mld $

Përveç kësaj autoritetet japoneze planifikojnë t’i zvogëlojnë tatimet për pronarët e hapësirës banesore.

Për realizim të tërësishëm të planit për dalje nga kriza ekonomike, Japonia ka nevojë për mbi njëqind miliardë dollarë, ndërsa javën e kaluar autoritetet e rritën vlerën e planit për shpëtim të ekonomisë në 255 miliardë dollarë.

Banka Qendrore e Japonisë më 19 dhjetor e zvogëloi shkallën themelore kamatore deri në 0,10 për qind në përpjekjen që ta stabilizojë ekonominë në vend.

Qeveria kumtoi se tempoja e rritjes ekonomike e Japonisë mund të bjerë deri në zero dhe kjo tendencë me siguri nuk do të ndryshojë deri në vitin 2010.

Ndryshe Japonia ka njoftuar se eksporti i saj ka rënë në 26.7 përqind gjatë nëntorit pasi është ulur kërkesa për shkak të recesionit global.

Ministria e Financave tha se 2.5 miliard deficit tregtarë është shënuar gjatë këtij muaji. Kërkesa për prodhimet japoneze të makinave dhe paisjeve elektronike ka rënë në mbarë botën.