Site icon Telegrafi

Kriza energjetike në vend, nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Foto: Arkiv

Për shkak të krizës energjetike në vend, nesër Kuvendi pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Bëhet e ditur se janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve dhe rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike.

Sipas ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ky propozim vendim parasheh themelimin e Komitetit Teknik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandime për masa në sektorin e energjisë.

Lexo po ashtu Protestuesit gjuajnë poça elektrik drejt objektit të KEDS-it, kërkojnë nacionalizimin e kompanisë

Ndërkaq, sot gjatë ditës, një numër i qytetarëve janë mbledhur para ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) për të kërkuar furnizim të rregullt me rrymë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizavnolli.

Ata me anë të kësaj proteste duke gjuajtur me poça elektrik kanë thënë se KEDS-i duhet të nacionalizohet.

Protestuesit u shpërndan të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe ne ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version