Site icon Telegrafi

Kriza energjetike fundos bizneset

Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe mungesa e saj janë dy nga problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohen bizneseve në vend. Përfaqësues të KEDS-it, në kohën kur e kanë privatizuar rrjetin, kishin premtuar energji të mjaftueshme, por tash ndodh e kundërta përveç shtrenjtimit të rrymës, ata nuk premtojnë dimër me energji.

Bashkim Osmani, prodhues i lëngjeve, thotë se e ka të vështirë mbijetesën. Ai thotë se përveç sfidave të tjera, siç janë konkurrenca jolojale në treg, tash së fundmi është i papërballueshëm edhe shtrenjtimi i rrymës. Ai tregon se kompania e tij prodhuese e lëngjeve është në kategorinë A +, dhe se duhet të parapaguajë energjinë elektrike tre muaj më herët.

“Problemi kryesor është shtrenjtimi i rrymës për dy herë, që është e papërballueshme në kuptimin e kostos së prodhimit. Kemi mandej obligime që të paguajmë 3 muaj parapagim të energjisë dhe vazhdimisht na tërhiqen paratë dhe, në kohën kur e kemi pranuar këtë marrëveshje, ka qenë jetike rryma edhe tani jemi shumë të pakënaqur me shtrenjtimin e rrymës”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version