Site icon Telegrafi

Kriza me emigrantë në Evropë vazhdon të rritet, shtohet numri i të ardhurve në mënyrë ilegale

Numri i të ardhurve në mënyrë ilegale në Evropë ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi mbi 500 arritën në brigjet e Greqisë, derisa rreth 100 i kaluan rrethojat e larta afro shtatë metra, për të hyrë në Spanjë.

Policia në Ceuta ka bërë të ditur se ka ndaluar 155 afrikanë, që i kaluan rrethojat she hynë në territorin spanjoll, nga pjesa që e ndanë me Marokun, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, kriza me emigrantë po vazhdon të rritet, pasi në Lesbos kanë arritur me 16 barka gome 547 emigrantë – më se 240 prej tyre fëmijë. Kur ata arritën në tokë, pas një ore u shpëtuan në det 32 emigrantë, që po fundoseshin në një barkë gome.

Derisa 200 u dërguan për identifikim, të tjerët po qëndrojnë në bregdet, ndërsa pritet të dërgohen në një kamp ku janë 10,000 emigrantë, të krijuar për vetëm 3,000 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version