Telegrafi

Kriza ekonomike shumë më e keqe nga që pritej

Shembulli i fundit për këtë është Britania e Madhe, e cila të premten edhe zyrtarisht hyri në recesion dhe shënon rënien më të madhe të ekonomisë nga viti 1980.

Të dhënat, sipas ekspertëve, theksojnë se "pëlcitja e fluskës më të madhe kreditore në histori", po përcillen në ekonominë reale, duke mbyllur zona të plota të ndërtimit, duke i detyruar kompanitë në falimentim, që rezulton me milionë punonjës të përjashtuar.

Kriza tregon se shtetet ndoshta do të duhet të harxhojnë më shumë se miliardat e planifikuara që t’i kurojnë ekonomitë e tyre, ndërsa për dalje nga kriza doemos do të duhet të pritet edhe viti 2010.