Telegrafi

Kriza ekonomike shkakton protesta në Turqi – kërkohet dorëheqja e Erdoganit

Për shkak të efekteve ekonomike dhe zhvlerësimit të lirisë turke, kanë filluar protestat dhe po kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe presidentit të Turqisë.

Ata që dolën në rrugë gjatë ditës së djeshme pasi lira pa ditët më të këqija në historinë e saj, vazhduan protestat e tyre edhe sot duke kërkuar dorëheqjen e Recep Tayyip Erdogan.

Protesta u zhvilluan në qytetet e mëdha si Stamboll, Adana, Bursa, Antalia, Mersin, Dijarbakir, Hatay, Samsun dhe disa të tjera.

Bëhet e ditur se presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar se do të merr masa për të ndihmuar qytetarët.

Sipas numrit më të fundit të shpallur, të paktën 43 persona janë në paraburgim. /Telegrafi/