Telegrafi

Kriza ekonomike prek mafian japoneze

Por se fundmi mbërrin një lajm që tingëllon gati i pabesueshëm: organizata e frikshme Yakuza, një lloj Cosa Nostra e Azisë, kërkon ndihmë nga shteti për shkak të vështirësive të mëdha ku gjendet sot.

Recesioni ka gjunjëzuar kështu edhe gangsterët japonezë të Yakuzes, që do të mbushin radhët e të papunëve e shpresojnë të marrin asistencë nga shteti.

Që prej 2006-ës, Yakuza ka një ushtri të vërtetë të punësuarish, më saktë 80.000 persona, që tanimë nuk i mban dot me para e do të detyrohet t’i pezullojë.