Telegrafi

Kriza ekonomike prek bizneset e njeriut më të pasur të botës

Kompania njoftoi gjithashtu se vlera e saj neto ra 9,6 përqind vitin e kaluar, e dyta herë që pëson rënie vjetore në historinë e saj 44 vjeçare.

Por zoti Bafet vazhdon të jetë optimist se ekonomia do të rimëkëmbet. Në një letër për investitorët ai shkruante se “Amerika i ka përpara ditët e mira”.

Zoti Bafet është një nga investitorët më të suksesshëm dhe më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte gjithashtu edhe një nga këshilltarët ekonomikë të zotit Obama gjatë fushatës presidenciale. /woa/