Telegrafi

Kriza ekonomike pengon zhvillimin e SHBA-ve

Lajmin e ka bërë të ditur Fondi i Rezervës Federale (FED), e cila po studion masa të reja për të përshpejtuar ritmet e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane.

Rritja e papunësisë, me të dhëna mbi tregun e punës më të dobëta nga sa pritej, pritet të ketë një rimëkëmbje pa krijuar vende të reja pune, ose tepër të ngadaltë.

Për këtë arsye, shefi i FED-it Ben Bernanke, është vënë menjëherë në punë për të ndryshuar masat e reja të stimujve, si blerja direkte e obligimeve dhe e titujve të shtetit. /Telegrafi/