Kriza ekonomike gjithnjë e më shumë po vërehet te qytetarët e rëndomtë të Turqisë.
Së fundi, në rrjetet sociale janë publikuar disa video që dëshmon se sa e thellë është kriza sociale në shtetin turk.
Qytetarët u dyndën drejt kioskave të bukës për të blerë bukën e lirë që bashkia ka vendosur t’i nxjerr në shitje për 1 lirë turke (6 cent).
Është parë se qytetarët kanë krijuar radhë të gjata para kioskut pavarësisht shiut të madh që po binte në qytetin e Bursës.
Ndryshe, monedha turke sërish është zhvlerësuar, ku një dollar shkëmbehej me 14.78 lira. /Telegrafi/