Telegrafi

Kriza ekonomike në Kinë ul dukshëm numrin e miliarderëve në këtë vend

Problemet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 dhe goditja e Pekinit ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë ka bërë që të ul dukshëm numrin e miliarderëve në këtë vend.

Kina ka humbur 229 miliarderë, që përbën më shumë se gjysmën e 445 personave të hequr nga lista, e cila përfshin manjatë me një vlerë neto prej të paktën 1 miliard dollar.

Sipas raportit, numri i miliarderëve në botë është ulur me 8 për qind, ndërsa pasuria totale e tyre është ulur me 10 për qind. Një total prej 3,112 personash janë në listë krahasuar me 3,381 një vit më parë.

Kompanitë e mallrave luksoze patën një vit të mirë me kreun e LVMH-së, Bernard Arnault që u ngjit në krye të listës dhe trashëgimtarin e Hermes Bertrand Pouys dhe familjen e tij në vendin e tretë. Ndër emrat e hequr nga lista është Sam Bankman-Fried i cili humbi pasurinë e tij prej 21 miliardë dollarësh pas rënies së platformës për shkëmbimin e kriptovalutave FTX.

Themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë elektronike Alibaba Group Holding, Jack Ma ra në vendin e 52-të nga i 34-ti një vit më parë, kryesisht për shkak të goditjes rregullatore të Kinës në industrinë e teknologjisë.

Rritja e normave të interesit, vlerësimi i dollarit amerikan, flluska e teknologjisë e krijuar nga pandemia, e cila ka shpërthyer dhe ndikimi i vazhdueshëm i luftës ruso-ukrainase janë kombinuar për të goditur tregjet e aksioneve. /Telegrafi/