Telegrafi

Kriza ekonomike në Evropë, ndikon në Bursën e Nju Jorkut

Ekspertët ekonomikë besojnë se me përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Evropë ekziston mundësia që investitorët e brendshëm dhe të jashtëm të priren drejt tregut të arit që është më i sigurt për ruajtjen e pasurisë.

Sipas njoftimeve kjo do të çojë në rënien edhe më të madhe të aksioneve në bursë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/