Telegrafi

Kriza ekonomike në eurozonë do të zgjasë deri në fund të vitit 2009

Papademos duke i komentuar lëvizjet e ardhshme ekonomike në unionin monetar prej 16 anëtarësh , theksoi se banka qendore në zonën e euros gjatë periudhës së krizës do të duhet që në mënyrë plotësuese t’i ulë shkallët kryesore dhe shkallët e tjera të kamatave.

Anëtarët e eurozonës sipas përcaktimeve të Paktit nuk guxojnë të kenë deficit më të madh prej tre për qind nga vlera realizuar e bruto prodhimit të vendit (BPV), si dhe debi publike prej 60 për qind të BPV.

Zona ekonomike e euros duke gjykuar sipas vlerësimeve më të mëdha të ekspertëve në Organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), këtë vit do të realizojë shkallë të rritjes prej minus 0,5 për qind, që është më e keqe se parashikimi i mëparshëm i muajit tetor kur parashihej se shkalla negative e ekspansionit ekonomik në Eurozonë do të jetë minus 0,2 për qind