Telegrafi

Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë

Qëllimi i përgjysmimit të numrit të të uriturve në botë deri në 2015 në krahasim me vitin 1990, është vënë në rrezik akut, tha zëdhënësi i Programit për Ushqimin, Ralf Sydof (Ralf Südhoff) për gazetën "Berliner Zeitung".

Ulja me një përqind e rritjes ekonomike në vendet në zhvillim do të thotë që edhe 20 milionë njerëz të tjerë bien nën kufirin e varfërisë.

Presidenti i Programit për Ushqimin, Hans Joahim Projs (Hans-Joachim Preuß) i tha gazetës se kjo vlen edhe për vendet si Kina, India dhe Brazili.

Nëse rritja ekonomike në Kinë përgjysmohet, atëherë 15 milionë fshatarë të vegjël do të preken nga varfëria. /dw/