Telegrafi

Kriza ekonomike i goditi të rinjtë në Austri

Hulumtimi ka treguar se shumica e të rinjve sot kanë më pak para se sa para një viti. Posaçërisht rëndë të goditur nga kriza janë të rinjtë mes 20 dhe 29 vjet të cilët në muaj kanë 50 euro më pak në dispozicion.

Të rinjtë kursejnë në thuajse gjithçka, me përjashtim të përkujdesjes dhe trupit. Pjesë më e madhe të parave e harxhojnë në kozmetikë, por edhe në tatuazhe dhe pirsing. Posaçërisht interesante është që kozmetika nuk ju është interesante vetëm vajzave por edhe djemve te të cilët luan rol sa më të madh.