Coronavirusi ka bërë që shumë klube të zmbrapsen nga planet e tyre për të transferuar top-lojtarë në këtë verë.
Manchester United është duke tentuar që të marrë shërbimet e Jadon Sanchos në këtë verë, mirëpo e ka të pamundur.
Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se ata nuk do të lejojnë largimin e lojtarit nën shumë e 100 milionë eurove, andaj Djajtë e Kuq e kanë të pamundur të realizojnë këtë marrëveshje.
Sipas asaj që raporton Mirror, United duhet të pres së paku deri në verën e vitit të ardhshëm që të transferojë anësorin anglez.
Por, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer në verën e vitit 2021 munë të humbë shërbimet e lojtarit, nëse ai vazhdon me formë të lartë në këtë edicion.
Për të janë të interesuar edhe skuadra si, Liverpooli, Chelsea Real Madridi,Barcelona dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/