Site icon Telegrafi

Kriza e sistemit politik është kërcënimi më i madh i sigurisë në Maqedoninë e Veriut (Video)

40 për qind e qytetarëve si kërcënimin më të madh për sigurinë në vend, nuk e shohin as në sulme të armatosura apo të shtënave, por në krizën e sistemit politik. Rezultatet përsëriten për të dytin vit radhazi, ndërsa një sondazh i fakultetit të sigurisë tregon se kërcënime më të mëdha të sigurisë janë edhe korrupsioni edhe varfëria. Megjithatë, institucionet joshtetërore janë në krye, njofton “Telma”.

Anëtarësimi i hershëm në NATO do të zbusë kërcënimet, por përgjigja më e mirë është që institucionet të përballojnë nevojat e qytetarëve. Ndërsa NATO-ja gjithashtu mban obligime për institucionet që do të jenë në lidhje të drejtpërdrejtë me aleancën, do të duhet një buxhet më i madh dhe besim tek ata.

Nevojiten reforma edhe në sektorin e sigurisë, veçanërisht duke pastruar praktikën e deri tanishme, shërbimet sekrete që diktojnë proceset politike.

Debati mbi sfidat para dhe pas anëtarësimit në NATO u mbajt pas promovimit të teksteve të reja në Fakultetin e Sigurisë të mbështetura nga Fondacioni Konrad Adenauer./Telegrafi/

Exit mobile version