Telegrafi

Kriza e shitjes së automobilave vazhdon

Ndërkohë që në nëntor, tregu i automjeteve ka shënuar një rënie prej 18 përqind. Në nivelin vjetor, rënia ishte rreth 1,8 për qind. Viti 2008 ishte një prej viteve më të dobëta ekonomike, që prej bashkimit të Gjermanisë.

Rënia e shitjes në Amerikë ishte shumë më drastike. Sipas vlerësimeve të deritanishme, gjatë vitit ka pasur 18 për qind më pak shitje të veturave. Në dhjetor rënia ishte dyfish më e madhe, se në muajt e kaluar, me gati 36 për qind. Për shkak të recesionit, amerikanë po marrin gjithnjë e më pak kredi.