Telegrafi

Kriza e rëndë ekonomike në SHBA, do vazhdojë deri në mesin e vitit 2009

Charlie Keri, drejtor i qendrës Policy Corporate në Uashington, gjatë një bisede me kanalin televiziv PressTV, duke folur mbi krizën e thellë ekonomike në SHBA deklaroi se paqartësitë në lidhje me të ardhmen e çmimit të naftës dhe kriza e çmimit të shtëpive në Amerikë, janë dy faktorë shkatërrimtarë në ekonominë amerikane.

Ndërsa Lari Bridvel, profesor universiteti, është i mendimit se nuk pritet që problemet e rënda ekonomike të SHBA të zgjidhen në një afat të shkurtër.