Telegrafi

Kriza e refugjatëve nuk ndikon në turistët e Maqedonisë

Kriza e refugjatëve, pra hyrja e refugjatëve nëpërmjet Greqisë nuk ka ndonjë ndikim për t’u theksuar në punën e agjencive turistike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Rezervimi i aranzhmaneve të hershme turistike ecën normalisht, që nënkupton se sezona verore në komshiun e jugut, tani për tani, mund të thuhet se nuk do të vihet në pikëpyetje.

Megjithatë, sezona turistike drejt Turqisë është e pasigurtë, prandaj ende bëhen kalkulimet për ofertat dhe çmimet. Rusët, si turistë më të shumtë në Turqi, këtë vit do të drejtohen kah Spanja, kështu që ky destinacion bëhet më i shtrenjtë për turistët e Maqedonisë./Telegrafi/