Telegrafi

“Kriza e refugjatëve në Maqedoni” sot diskutohet Shkup

Tryezë e rrumbullakët me temë “Kriza e refugjatëve në Maqedoni, gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshme” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni

“Qëllimi i ngjarjes është që së bashku me institucionet të adresohen problemet dhe sfidat më të rëndësishme momentale dhe të krijohen zgjidhje dhe rekomandime për to, që të rritet respektimi i të drejtave të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë”, kumtoi organizatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit “Ndihmë në rutën-siguri dhe mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të cilët kalojnë përmes Maqedonisë dhe Serbisë”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/