Telegrafi

Kriza e pandemisë COVID-19 detyron korporatat botërore të shtojnë borxhin e tyre për 1 trilion dollarë

Kompanitë në mbarë botën gjatë vitit 2020 pritet të marrin hua deri në 1 trilion dollarë, pasi këto po përpiqen të përmirësojnë financat e tyre pas pandemisë COVID-19.

Kështu thuhet në një studim të ri të realizuar me 900 korporata.

Marrja e kësaj huaje pritet të rris borxhin e korporatave për 12 për qind apo 9.3 trilionë dollarë, nga borxhi paraprak i grumbulluar ndër vite.

“Pandemia COVID-19 ka ndryshuar gjithçka. Tani bëhet fjalë për ruajtjen e kapitalit dhe ndërtimin e një bilanci të qëndrueshëm”, tha Seth Meyer, menaxher i portofolit në Janus Henderson, firma që përpiloi analizën, përcjell Telegrafi.

Kompanitë e përfshira në huat e reja, tashmë kanë borxhe pothuajse 40 për qind më shumë sesa në vitin 2014.

Kompanitë amerikane i detyrohen gati gjysmës së borxhit të korporatave botërore në vlerë prej 3.9 trilionë dollarë. /Telegrafi/