Telegrafi

Kriza e naftës bashkon kompanitë amerikane

"Bashkimi bën fuqinë ", ishte konkluzioni të cilën arritën dy kompanitë amerikane “Continental Airlines” dhe “United Airlines”.Ato kanë vendosur të bashkohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Numri dy dhe katër i qiellit amerikan kanë zbuluar një marrëveshje sipas së cilës ato do të braktisin aleancën tregtare “SKYTEAM” për tu bashkuar me partnerin e ri “Star Aliance”.

Operacioni do të shpëtojë të ardhurat suplemenare pa suportuar kostot e shkrirjes dhe integrimit,me qëllim që sektori të administrojë me kujdes llogarite e veta duke tejkaluar shpenzimet e karbuarantit. Me fjalë të tjera dy kompanitë do te reduktojnë dublantët në trafikun e tyre të brendshëm dhe të operojnë fluturime në bashkëpunim që do te lejojë ato të shesin bileta mbi të njejtat fluturime për të reduktuar kostot.

Aleanca tregtare “Star Aliance” numëron 19 anëtarë përfshirë “Lufthansa” , Singapor Airlines” dhe Usa Airëays. Ndërsa “Sky Team” numëron 11 anëtarë . Sipas analizave shpenzimet e karburantit në kompanitë ajrore amerikane do të rriten 20 deri në 30 miliard dollarë në 2008 në raport me 2007 duke u bazuar ne çmimin 130 dollarë për fuçi.

Ne fund të qershorit shume kompani ajrore amerikane kanë lajmëruar reduktimin e kapaciteteve. “Continental Airlines” do të tërheqë 67 avionë të flotës dhe do të heqë nga puna 3000 punëtorë ndërsa “United Airlines” do të heqë nga puna 1500
punëtorë dhe do të reduktoje 100 mjete. /Telegrafi/