Site icon Telegrafi

Kriza më e madhe humanitare që nga themelimi i OKB-së

Bota është duke u përballë me krizën më të madhe humanitare që nga viti 1945, është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, që kanë bërë lutje për ndihmë në mënyrë që të evitojnë katastrofën, shkruan BBC.

Shefi për humanizëm në OKB, Stephen O’Brien ka thënë që më shumë se 20 milionë persona rrezikojnë të vdesin nga uria në Yemen, Somalia, Sudanin Jugor dhe Nigeri.

UNICEF veçse kishte paralajmëruar që 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin për shkak të mungesës së ushqimit këtë vit.

O’Brien ka thënë qe 4.4 miliardë dollarë janë të nevojshme deri në muajin korrik, për t’ju shmangur kësaj katastrofe.

“Po qëndrojmë në një pikë kritike në histori. Vetëm në fillim të vitit jemi duke u ballafaquar me krizën më të madhe humanitare që nga krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tani, më shumë se 20 milionë njerëz nga katër shtete janë duke u ballafaquar me urinë. Pa përpjekje globale të koordinuara, njerëzit thjeshtë do të vdesin urie. Shumë të tjerë do të vuajnë dhe do të vdesin nga sëmundjet” ka thënë O’Brien, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version