Donald Trump lavdëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për manaxhimin e situatës me Korenë e Veriut, duke e cilësuar atë një njeri shumë të mirë që dashuron vendin e tij.
Ndërsa pritej një idil politik me liderin rus Vladimir Putin, të paktën sipas fjalëve të Trump në fushatë, duket se përkeqësimi i raporteve me Moskën, ka bërë që kreu i Shtëpisë së Bardhë të vlerësojë një tjetër lider botëror.
Menjëherë pas zgjedhjes president, Trump kritikoi Kinën se nuk po bënte sa duhej për të ndaluar Korenë e Veriut dhe sugjeroi se SHBA do të ndërmerrte hapa të njëanshme.
Por në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti Trump, i cili takoi liderin Xi Jinping në fillim të muajit, tha se lideri kinez nuk dëshiron të shohë trazira apo viktima.
“E di që presidenti Xi Jinping dëshiron të bëjë diçka për Korenë e Veriut, por mbase nuk do t’ia dalë”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi se dëshiron që krizën me Korenë e Veriut diplomatikisht, por kjo do të jetë e vështirë dhe mundësia e një konflikti të madh është e pranishme. Në një koment të pazakontë, Trump tha se duhet të jetë e vështirë për Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut, që ju desh të drejtojë vendin në moshë 27-vjeçare. Ndërsa nxitoi të thoshte se nuk po e justifikon atë, Trump shtoi se shpreson që djaloshi i ri të tregohet racional. /tch/