Telegrafi

Kriza e klimës po e bën të gjelbër Antarktidën

Kontinenti është shtëpi për lloje të ndryshme të algave, të cilat rriten në dëborën me baltë dhe thithin dioksidin e karbonit nga ajri.

Antarktida është një hapësirë e pafund e bardhë, por përhapja e algave po u jep pjesëve të kontinentit të ngrirë një nuancë gjithnjë e më të gjelbër, transmeton Telegrafi.

Rritja e temperaturave të shkaktuara nga ndryshimi i klimës po ndihmon formimin dhe përhapjen e “borës së gjelbër”, e cila po bëhet aq e bollshme në vendet saqë madje është e dukshme nga hapësira, sipas studimit të ri të botuar të sot.

Tani, duke përdorur të dhënat e mbledhura gjatë dy viteve nga sateliti Sentinel 2 i Agjencisë Hapësinore së bashku me vëzhgimet në terren, një ekip hulumtues nga Universiteti i Kembrixhit ka krijuar hartën e parë të lulëzimit të algave në bregdetin e Gadishullit.

“Tani ne kemi një pikë referimi se ku gjenden lulet e algave dhe ne mund të shohim nëse ato do të fillojnë të rriten në të ardhmen ashtu siç sugjerojnë modelet”, tha Matt Davey nga Departamenti i Shkencave të Bimëve në Universitetin e Kembrixhit.

Ekipi llogariti që algat në gadishull aktualisht thithin nivele të CO2 me ekuivalentin 875,000 makinave.

E gjelbra nuk është pika e vetme e ngjyrave në Antarktidë. Studiuesit po planifikojnë të kryejnë studime të ngjashme për algat e kuqe dhe portokalli, megjithëse janë më të vështira për t’u hartuar nga hapësira. /Telegrafi/