Telegrafi

Kriza e emigrantëve, 22 të vdekur në një varkë në Mesdhe

Trupat e pajetë e 22 emigrantëve janë gjetur në një barkë në ujërat e Mesdheut.

21 femra dhe një mashkull u gjetën të mbuluar nga uji në fund të barkës së vogël në largësi të brigjeve të Libisë.

Sipas grupit, ata ndodheshin aty prej disa orësh.

Më shumë se 200 të mbijetuar që ndodheshin në mjetin lundrues u transferuan me anijet e Mjekëve Pa Kufij. Mes tyre ishin edhe 50 fëmijë.

Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga vende të Afrikës perëndimore.