Telegrafi

Kriza e borxheve në SHBA

Dhjetëra vite me radhë ekonomia amerikane ishte më e fuqishmja në botë, ndërsa dollari amerikan ishte monedha kryesore. Por borxhet e viteve të fundit e kanë rrënuar këtë nam. Për herë të parë dyshohet hapur në aftësitë kredishlyerse amerikane.

Stefan Scharfetter nga Baader Bank e Mynihut thotë për Dw se kjo nuk befason: "Mendoj se kjo është e drejtë, sepse kaherë kemi pritur një pozicionim të tillë."

Andreas Rees, nga UniCredit pohon se vlerësimet më të reja janë pasojë e problemeve me buxhetin amerikan. "Borxhet në SHBA janë rritur shumë, pas falimentimit të Bankës Lehman në vjeshtë të vitit 2008. Amerikanët tani kanë borxhe në vlerë prej 100 për qind të prodhimit bruto, që është e ngjashme me Irlandën." /Telegrafi/