Telegrafi

Kriza e borxheve, Kina e mbështet BE-në

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri kinez Vang Qishan me rastin e një dialogu ekonomik kinezo-europian në Pekin. Kina ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar disa vende të BE-së në kapërcimin e krizës.

Vang u shpreh për një bashkëpunim intensiv mes Kinës dhe BE-së për të punuar për një rritje ekonomike të fuqishme të qëndrueshme dhe të balancuar. Lidhur me këtë vendi i tij do t’i përmbahet politikës së tij të matur monetare, tha Vang.

Bashkimi Europian është patneri më i rëndësishëm tregtar i Kinës. Kina është për BE-në tregu i dytë për nga madhësia në botë. /Telegrafi/