Telegrafi

Kriza e borxheve dominon samitin e BE-së

Liderët synojnë parandalimin e infektimit të vendeve të tjera nga kriza greke e borxheve.

Ekziston shqetësimi në tregje për financat publike të Spanjës, ekonomisë së pestë të eurozonës për nga madhësia, raporton BBC.

Do të diskutohen gjithashtu planet për përmirësimin e rishikimeve buxhetore dhe sanksionimin e shpenzimeve të pamatura.

Eurozona ka ngritur një mekanizëm shpëtimi prej 750 miliardë euro, në rast se më shumë vende preken nga kriza e ngjashme e borxheve.