Telegrafi

Kriza e Barcelonës, lamtumirë Fabregas!

Barcelona të martën kishte konfirmuar marrjen e 120 milionë eurove kredi, ndërsa shitja e Dmytro Chygrynskiyt ka pasur për qëllim zbutjen e krizës momentale financiare.

Rosell ka thënë se Barcelona nuk do të prekej nga kjo krizë dhe se ajo është momentale, por The Daily Mail pohon se klubi është goditur rëndë nga humbjet që i ka sjellë tërheqja e një televizioni që ka të drejtat televizive, por se për shkak të rrezikut për falimentim është tërhequr nga kjo e drejtë. Kjo thuhet se mund të ndikojë në transferimet e Cesc Fabregasit dhe Javier Mascheranos, duke ia liruar kështu rrugën Interit për këtë të fundit. /Telegrafi/