Telegrafi

Kriza, Chanel pushon nga puna 200 punonjës

Sipas gazetës franceze, kompania vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, për shkak të uljes së kërkesës së prodhimeve të saj, që vjen si pasojë e supozmit se një numër i madh personash të cilët janë prekur nga kriza ekonomike globale nuk blejnë më prodhime luksoze.

Parashikohet që nga 1 janari pa punë të mbeten të punësuarit në "Chanel" të angazhuar me kontrata pune për afat të caktuar si dhe bashkëpunëtorët e jashtëm.

Midis tyre do të gjenden edhe 16 të punësuar në dyqanin e parë të Chanel që ndodhet në rrugën pariziene "Chambon", citon ""Journal de Dimanche".