Telegrafi

Kriza, British Airways humb 127 milionë funta

Nga kompania është thënë se në periudhën e lartpërmendur janë shënuar humbje prej 127 milionë funta, 186 milionë dollarë, ose 12 peni për aksion, derisa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte realizuar fitim prej 642 milionë funtash ose 54,9 peni për aksion.

Të hyrat nga shitja janë rritur 6,2 për qind në 7,05 miliardë funta. Qarkullimi i udhëtarëve të kompanisë ajrore britanike ka shënuar rënie për të 11-in muaj radhazi, derisa vetëm në janar është ulur 1,3 për qind.

Për këtë arsye, “British Airways” muajin e kaluar ka liruar çmimet e biletave mesatarisht 10 për qind, ndërkaq këtë hap do ta ndjekin edhe partnerët e tij në shoqatën e kompanisë ajrore “OneWorld”.

“Në rezultatet e dobëta ka ndikuar vazhdimi i dobësimit të ekonomisë botërore dhe rënia e funtës”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “British Airways” Uilli Uollsh, duke shtuar se planifikon zvogëlimin e shpenzimeve.

“British Airways”, po ashtu, prognozon rritje të të hyrave në shkallë vjetore prej 4 për qind dhe humbje operative prej rreth 150 milionë funtash.